FOTO/ “Forca çuna!” Tifo me paratë e partisë, në Rrogozhinë paguan PS-ja për Egnatian…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 23:30

FOTO/ “Forca çuna!” Tifo me paratë e partisë, në Rrogozhinë paguan PS-ja për Egnatian…

Nuk ka asgjë të keqe të jesh tifoz i skuadrës kur je deputet në një qytet apo në një qark të caktuar. Përkundrazi, politika duhet të hedhë sytë sa më shumë nga sporti dhe ta ndihmojë. Por ndoshta ndihma nuk duhet të bëhet me postime prej tifozi, të sponsorizuara në rrjetet sociale nga partia të cilës i përket.

309617300_487525213387593_6608827602260576523_n

Kjo ka ndodhur këto ditë me Etjen Xhafajn, deputetin e Partisë Socialiste për Kavajën, Rrogozhinën dhe qarkun e Tiranës. siç përshkruhet në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.  Xhafaj, si një tifoz, ka qenë i pranishëm në stadium në ndeshjen e fundit të skuadrës së Egnatias, duelin ndaj Kastriotit teksa ka ndjekur sfidën në krah të kryebashkiakut të Rrogozhinës, Edison Memolla. Dhe si një tifoz, ai ka dashur të motivojë ekipin e zonës që e ka zgjedhur deputet pas barazimit 0-0 me një postim në rrjetet sociale.

“Pak më shumë cinizëm në 25 metrat e fundit do të kishte sjellë një fitore të luftuar sepse të dy ekipet dhanë gjithçka në fushë. Forca çuna!!”, shkruante ai në këtë postim. Postim i cili më pas është sponsorizuar në Facebook, për të pasur shikueshmëri më të madhe.

Faksimile e postimit që shfaqet i sponsorizuar në rrjetet sociale

Faksimile e postimit që shfaqet i sponsorizuar në rrjetet sociale

Problemi në këtë mes është se me rregullat e reja të Facebook, postimet e sponsorizuara me financat e partive politike duhet të bëhen gjithmonë publike nga sistemi dhe shumëkush që ka parë postimin e deputetit Xhafaj, ka parë qartësisht të shkruar edhe pjesën “paguar nga PS.al” që e shoqëronte. Një postim për një ndeshje i paguar me paratë e partisë, padyshim jo ajo që të gjithë presin nga një tifoz futbolli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"