FOTO EKSKLUZIVE/ Asllani nuk e harron origjinën, stërvitje me shokët e fëmijërisë dhe Briken Caljen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2023 | 23:50

FOTO EKSKLUZIVE/ Asllani nuk e harron origjinën, stërvitje me shokët e fëmijërisë dhe Briken Caljen

Kristjan Asllani, djaloshi i talentuar nga fshati Kamunah i Njësisë Administrative Mollas të Bashkisë Cërrik, po bën krenarë gjithë shqiptarët, duke qenë pjesë e Interit, skuadrës finaliste të Ligës së Kampionëve. 

Asllani Cerrik

Pavarësisht hapave galopantë në karrierën e tij, Asllani nuk e harron origjinë e tij, teksa disa ditë më parë, ka vizituar bashkë me babain e tij dhe disa miq fshatin Kamunah. 

Pasi ka parë nga afër Sulovën që është pjesë e Bashkisë Cërrik, Asllani lojtari i Kombetares dhe i Interit është takuar dhe me shumë miq të tjerë. 

asllani cerrik (1)

Gjithashtu Asllani u shoqëruar edhe nga kampioni i peshëngritjes, Briken Calja, portieri Vokli Laroshi i Llapit, si dhe portieri i 17 vjecarëve, Roers Roçi si dhe lojtari i Turbinës Redin Malaj. 

 Të gjithë së bashku janë stërvitur në stadiumin “Nexhip Trungu” të Cërrikut, ku kanë zhvilluar një seancë të plotë me vrapime dhe gjuajtje në portë. 

ASLLANI

Siç dihet Kristjan Asllani ka marrë dhe titullin qytetar nderi i Cërrikut. Mësohet Asllani i ka dhuruar dhe kryebashkiakut të Cërrikut, Andis Salla, fanellën personale të Interit në shenjë respekti. Pasaportizimit, Kristjan Asllani, e ka akoma ne fshatin Kamunah të Cërrikut.

MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"