FORMULA 1/ MekLaren “i rrëmben” Mercedesit sponsorin 14-vjeçar
Jo vetëm për pilotët dhe teknikët. Në Formula 1 skuadrat konkurrojnë gjithashtu për sponsorë, ndërsa goditjen e fundit e ka shënuar MekLaren, që i ka rrëmbyer “Monster Energy”, as më pak e as më shumë, por Mercedesit, pas 14 vitesh bashkëpunim.
Një kontratë shumëvjeçare është nënshkruar me kompaninë shumëkombëshe, e cila operon në sektorin e pijeve energjetike, duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Logoja e “Monster Energy” do të shfaqet gjithashtu në kokoret dhe kostumet e Lando Norrisit dhe Oskar Piastri. “Ne jemi shumë të lumtur që bashkojmë forcat me markën ikonë ‘Monster Energy’ nga sezoni i ardhshëm e tutje.
‘Monster’ është i fokusuar në festimin e atletëve përmes ideve të mëdha dhe krijimit të përmbajtjeve të mrekullueshme, kështu që mezi pres të eksploroj ide dhe të gjej mënyra të reja për të angazhuar dhe argëtuar fansat tanë”, deklaroi ndër të tjera CEO i MekLarenit, Zak Brown.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"