FORMACIONI/ Silvinjo i ka idetë e qarta për Çekinë, ja si ka rreshtuar kuqezinjtë në stërvitjen e të mërkurës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2024 | 23:52

FORMACIONI/ Silvinjo i ka idetë e qarta për Çekinë, ja si ka rreshtuar kuqezinjtë në stërvitjen e të mërkurës

Ekipi që fiton, nuk ndryshohet. Për një arsye apo tjetrën, trajneri i Kombëtares, Silvinjo do të respektojë këtë rregull të pashkruar të futbollit për ndeshjen ndaj Çekisë në krahasim me atë që mori tre pikët në transfertën në Gjeorgji në ndeshjen e dytë të tetorit.

silvinjo

Mungesat e emrave si Gjimshiti, Kumbulla, Manaj apo Bare ia kanë bërë më të thjeshtë përzgjedhjen teknikut, i cili pritet të paraqitet në fushën e lojës për sfidën e të shtunës me të njëjtët lojtarë si në duelin në Tbilisi. Këtë rreshtim ai e ka provuar edhe në stërvitjen e sotme, ku grupi është plotësuar edhe me Adrian Bajramin e Jon Mersinajn, dy të fundit që i janë bashkuar ekipit.

Sipas asaj që ka provuar SIlvinjo në stërvitje, para Strakoshës do të rreshtohen Ajeti e Ismajli në qendër me Balliun e Mitajn nga krahët. Para tyre, diga në mesfushë do të përbëhet nga Ramadani me Asllanin, ndërsa Laçi do të ketë më shumë hapësirë për të luajtur përpara. Bajrami në të majtën dhe Asani në të djathtën janë dy mbështetësit e Tucit i cili do ta nisë përsëri nga minuta e parë.

sdfsdfsdfsdfsdfdsf (1)

Zgjedhje deri diku të diktuara nga dëmtimet e disa lojtarëve të rëndësishëm por edhe mungesës së Dakut i cili është i pezulluar për kartonë të verdhë në ndeshjen ndaj çekëve. Në repartin e sulmit, emra si Uzuni, Muçi, Seferi e Muja do të duhet të presin shansin e tyre gjatë ndeshjes, gjithmonë nëse tekniku nuk ndryshon mendje në ditët e ardhshme.

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"