Formacioni i mundshëm/ Tirana, me dy plane për anti-Skënderbeun
Tirana ka mbyllur përgatitjet dhe mbrëmë është pozicionuar në Pogradec në prag të sfidës me Skënderbeun.Në stërvitjen e fundit pati dy mbledhje, e para analizë e ndeshjes mes Maganit dhe skuadrës dhe e dyta një mbledhje e shkurtër e Grent Halilit me ekipin. Meta nuk ishte fare në stërvitje, ndërsa Zharmuni vetëm vrapoi. Të dy do të mungojnë në këtë takim, edhe pse francezi mund të jetë në stol. Dembele është jashtë për pezullim dhe me të gjithë këto lëvizje formacioni ka ndryshuar. Në portë nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha, me Selmanin që luan nga minuta e parë. Gardiani ka bërë një nga ndeshjet më të mira në derbi. Ai është gjithashtu një nga shtyllat e skuadrës.
MBROJTJA – Me Dembelenë jashtë, Magani duhet të zgjedhë. Së pari, nëse do të aktivizojë Përgjonin apo Micin në qendër të mbrojtjes. Pjesa tjetër e ekipit do të jetë e njëjta me Isuf, Kolën, dhe Përgjonin majtas, nëse luan Mici në qendër.
Me Metën jashtë, Jonuzi aktivizohet nga minuta e parë në mesfushë, së bashku me Soler dhe Ismajlin. Të gatshëm edhe Tola dhe Jaku që presin prej kohësh një fanellë titullari. Përsa i përket sulmit, me Zharmunin jashtë, zëvendësuesi klasik do të jetë Bajroviçi. Po kështu, Gjumsi mund të mos jetë dhe në vendin e tij luajnë Abah. Ka edhe një plan B me Isuf jashtë, Haxhiu mbrojtës i djathtë dhe Prengaj si titullar.PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"