Formacioni i mundshëm/ Ndryshime të detyruara, Dinamo vjen me katër mungesa përballë Vllaznisë
Dinamo do të ketë sot më shumë mungesa se në ndeshjet e tjera. Janë 4 lojtarët që nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Di Biaxho për arsye dëmtimi dhe kartonësh.
Kapiteni Rustem Hoxha mbetet jashtë edhe këtë herë, edhe është stërvitur me skuadrën. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me mesfushorin Fatjon Andoni.
Behiratçe u ndëshkua me karton të kuq në Laç, kurse Prodani plotësoi numrin 4 të kartonëve të verdhë, duke shtuar mungesat te blutë. Stafi teknik është i detyruar të bëjë ndryshime në formacion në krahasim me ndeshjen me Laçin.
Në vend të Behiratçes pritet të luajë nga minuta e parë Samake, ndërsa në vend të Prodanit, që luajti në mesfushë, mund të aktivizohet Vila ose Bardhi.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"