Formacioni i mundshëm/ Inzagi nuk e grumbullon skuadrën, Pavar-Darmian balotazhi i vetëm
Inzagi ka vendosur të mos e grumbullojë skuadrën një ditë para ndeshjes me Benfikën, me trajnerin që beson se lojtarët e tij duhet të karikohen, duke qëndruar me familjet e tyre dhe jo duke qëndruar në qendrën stërvitore.
Inzagi zgjodhi të përdorë psikologjinë, ndërkohë që duhet të bëjë edhe zgjedhjet e duhura për formacionin që do të zbresë sot në fushë.
Ndërsa i gëzohet rikthimit në stërvitje të Huan Kuadrados, nga minuta e parë do të rikthehen të gjithë titullarët e zakonshëm, me Lautaron e Turamin të cilët do të udhëheqin skuadrën.
Mikhitarian do t’i bashkohet Barelës dhe Çalhanoglusë, që në krah do të shoqërohen nga Dimarko dhe Dumfris. Bastoni do të rimarrë vendin e tij në të majtë të mbrojtjes pas pushimit ndaj Salernitanës dhe në qendër pritet të jetë sërish De Vraj.
I vetmi dyshim është në krahun e djathtë, aty ku Pavar e Darmian janë në balotazh, me francezin të avantazhuar.
PANORAMASPORTA.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"