Formacionet e mundshme/ Dëmtohet Korrea, eksperimenti Lu-Xhe përballë Gjimshitit
Interi ka edhe tri ndeshje të mbetura për të përfunduar sezonin e tij dhe Simone Inzagi po përpiqet që të menaxhojë në mënyrën e duhur të gjithë organikën. Dje ama ka ardhur një lajm i hidhur për trajnerin më Hoakin Korrean që është ndalur pas një tërheqjeje muskulore në këmbën e djathtë.
Me vlerësimin për argjentinasin që do të bëhet në ditët në vazhdim për të përcaktuar rikthimin e tij, që mund të mos jetë në kohë për Champions-in, tashmë zikaltrit kanë në dispozicion vetëm tre sulmues dhe Inzagi mund të tentojë eksperimentin ndaj Atalantës.
Trajneri pritet të zgjedhë dyshen Lukaku-Xheko titullarë, si një mënyrë për t’i dhënë mundësinë të pushojë Lautaros, por edhe për të provuar funksionimin e shtatlartëve, që nuk kanë qenë asnjëherë titullarë së bashku.
Inzgai është në kërkim të sa më shumë opsioneve, jo vetëm për të fituar dy ndeshjet e mbetura në kampionat, por mbi të gjitha për të mundësuar ndëshkimin e Mançester Sitit dhe alternimi i sulmuesve është një prej tyre.
Me Mikhitarianin e dëmtuar dhe Galjardinin e skualifikuar, minuta do të ketë edhe për Asllanin, edhe pse titullarë priten Brozoviç, Barela e Çalhanoglu. Dumfris e Gosens do të jenë në krahë, ndërsa prapavija do të formohet nga D’Ambrozio, De Vraj e Açerbi.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"