Formacion “yjesh”, Flamurtari sfidon edhe Superioren. Shiriti i kapitenit do t’i besohet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2024 | 9:06

Formacion “yjesh”, Flamurtari sfidon edhe Superioren. Shiriti i kapitenit do t’i besohet…

Flamurtari i këtij sezoni ka ndryshuar thuajse 100% nga skuadra e një sezoni më parë. Jo vetëm me trajnerin e ri Andrea Agostineli në krye, por edhe në përbërjen e lojtarëve, duke pasur më shumë cilësi dhe emra me eksperiencë që do ta kishte zili çdo skuadër e Superiores.

flamurtari

Nuk janë pak, por 15 futbollistë të rinj që i janë bashkuar këtë sezon skuadrës vlonjate. Ndërsa nuk përjashtohet as mundësia e ndonjë goditje të fundit. Italiani Agostineli ka luksin që të zgjedhë për të ndërtuar formacionin gjatë garës, për t’iu përgjigjur edhe rivalëve që do të ketë përballë. Një javë përpara startit të kampionatit për Kategorinë e Parë, “Panorama Sport”, duke analizuar organikën e skuadrës kuqezi këtë sezon, është përpjekur të ndërtojë tri formacione të mundshme, duke sjellë se si është transformuar ekipi dhe se sa shumë mundësi zgjedhjeje kanë Agostineli dhe stafi teknik. Variani 1 mund të jetë ky:

Në portë Frashëri ndërsa në mbrojtje Beqja, D.Pjeshka, Atanda dhe Trashi. Në mesfushë: Batha, Adem ose Murataj dhe Marku. Ndërsa në sulm treshja Hoxhaj-Shkurtaj-Fernando. Varianti i dytë i formacionit të Agostinelit mund të rreshtohet kështu. Në portë Frashëri, në mbrojtje, Hasa, D.Pjeshka, Alla, Trashi. Në mesfushë, Batha, Allmuça, Murataj. Ndërsa sulmi mund të përbëhet nga Leshi, Shkurtaj dhe Cobian. Si variant të tretë kemi zgjedhur lojtarë që nuk janë përshirë në dy formacionet e para. Në portë ka mundësi zgjedhjeje, pasi është edhe Kaloshi. Në mbrojtje kuqezinjtë mund të vijnë me këtë reshtim: Beqja, D.Pjeshka, Andres Bolanjos dhe Trashi. Në mesfushë: Batha, Adem, P.Pjeshka. Ndërsa sulmi mund të përbëhet nga Selimi, Oshafi dhe Shkurtaj. Skema me të cilën pritet të luajë Flamurtari do të jetë ajo tradicionalja 4-3-3, por gjatë lojës mund të ndryshojë modul.

GOLAT – Flamurtari ka luajtur katër ndeshje miqësore gjatë kësaj faze përgatitore. Edhe pse ka shënuar volum loje, skuadra e Andrea Agostinelit ka vuajtur në finalizim. Skuadra ka prodhuar shumë pak gola, në këto teste, vetëm dy dhe autorë kanë qenë Beqja dhe Oshafi. I pari në miqësoren me Skënderbeun që u mbyll 2-1 dhe i dyti në miqësoren me Pogradecin (1-1). Ndërsa në ndeshjen me Vorën humbi (0-1). Po me këtë rezultat humbi edhe në takimin me skuadrën e Ohrid. Duket se skuadra ende nuk është kolauduar plotësisht, por shpresohet që deri javën e ardhshme që nis edhe kampionati ky problem të jetë tejkaluar.

KAPITENI – Edhe këtë sezon, Flamurtari do ta ketë kapitenin shkodran. “Panorama Sport” zbulon nga burime pranë klubit, se shiriti do t’i besohet përsëri Denis Pjeshkës. Vlonjatët mendojnë se nuk ka përse të kenë një kapiten të ri.jgfklERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"