Forcë, teknikë e kimi me Lautaron/ Turam merr frymë zikaltër, Interi gjen “9” perfekte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2023 | 21:15

Forcë, teknikë e kimi me Lautaron/ Turam merr frymë zikaltër, Interi gjen “9” perfekte

Markus Turam flet italisht, por me ndon zikaltër. I lindur në Parma, sulmuesi ka mbërritur me parametër zero në Milano, aty ku ka gjetur një kimi të jashtëzakonshme me Lautaron dhe ku duket se ka përmirësuar shënjestrën e tij drejt portës. Për të gjithën këtë ama drejtuesit e Interit, që e kanë transferuar me parametër zero, duhet të falënderojnë edhe Lilianin, babain e Markusit, i cili këmbënguli që zikaltrit ishin skuadra ideale për të dhe orientoi zgjedhjen e të birit drejt anës zikaltër të Milanos.

Turam

Pikërisht me golin ndaj Milanit që e ndiqte me ngulm gjatë verës ashtu si Juventus, Turam po merr gjithmonë e më shumë përmasat e qendërsulmuesit perfekt, për të paktën pesë arsye, numër që së fundmi është në modë tek Interi.

NDJENJA – “TuLa” është një binom fantastik, edhe pse nuk kanë dashur të quhen kështu. Dyshja e sulmit integrohet në mënyrë ideale, mbulojnë hapësirat dhe kohët e lojës, ndihmojnë njëri-tjetrin, dinë të lexojnë njëri-tjetrin. Kur njëri afrohet, tjetri zgjatet, kur dikush kërkon dialog, ai shumë shpesh gjen mbështetjen e tjetrit. Merita i shkon edhe Inzagit që e ndërtoi këtë lidhje dhe që besoi në të. Turam gjeti një pikë referimi tek argjentinasi që në ditën e parë të stërvitjeve dhe Lautaro zbuloi një motiv te francezi që e bënte gjithçka të thjeshtë.

PARAMETËR ZERO – Turam është shembulli më i fundit i specialitetit të Interit: goditje me parametër zero. 4 nga 5 golat e derbit janë shënuar nga lojtarë të tillë. Markus synon të bëjë të njëjtën gjë si Onana një vit më parë dhe Interi synon të rrisë edhe më shumë vlerën e tij, pavarësisht se për momentin Markus nuk është prej atyre që klubi po mendon t’i shesë. Gjithsesi, të jesh në gjendje të zgjedhësh nga kush të heqësh dorë në të ardhmen është thelbësore.

turam

DJALI I LILIANIT – Markus i impresionoi të gjithë tek Interi me qëndrimin e tij që në ditën e parë: për mënyrën se si u paraqit nga pikëpamja atletike, për disponueshmërinë e treguar, për dëshirën për të kuptuar botën e Interit. Ai kujtoi, gjatë gjithë kohës, të njëjtën gatishmëri që kishte babai Lilian me të mbërritur në Serinë A, fillimisht te Parma dhe më pas te Juventusi.

RRITJA – Turam ka hapësira të madhe për rritje, në lëvizjet e tij dhe në disa aspekte teknike. Është diçka për të cilën francezi ka punuar shumë javët e fundit, falë stafit teknik të Inzagit dhe është konkretisht goditja në portë, ajo goditje që në derbi dyfishoi rezultatin. Nëse pas stërvitjes së kryer në Apiano Xhentile rezultati është ky, atëherë Markus është gati të punojë pafund.

PËRPARËSIA — Turam e zbuti në mënyrën më të mirë kohën e nevojshme për t’u përshtatur me kampionatin italian dhe botën zikaltër edhe për një arsye shumë të thjeshtë: gjuhën italiane që e flet dhe e kupton në mënyrë perfekte. Markus është rritur në Itali, i ka frekuentuar stadiumet që i vogël dhe e ndien atë që ndodh aty. Tani nuk i duhet kohë për të mësuar ku është, gjithçka rrjedh pa probleme për të.

Përgatiti: NISLI GJINI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"