Postuar: Shtator 6, 2024 | 21:22
Flamurtari mbyll merkaton me një goditje të fundit, vjen firma me sulmuesin nigerian
Klubi Flamurtarit ka bërë lëvizjen e fundit në merkaton e verës, duke përforcuar repartin e sulmit me një futbollist nga Nigeria.
Vlonjatet kanë prezantuar sot sulmuesin e majtë Krist Evo Ememe, i cili do të përforcojë repartin e avancuar të kësaj skuadre, duke u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Andrea Agostineli.
Futbollisti 23-vjeçar nigerian është formuar në akademitë e futbollit në vendlindje, para se të transferohej në vitin 2019 në Malte e më pas në Izrael, ku në sezonin e kaluar ka luajtur me ekipin e Kiriat Shmona.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"