Flamurtari fitoi në Shijak, por në Vlorë ultimatumi mbetet në fuqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2024 | 19:56

Flamurtari fitoi në Shijak, por në Vlorë ultimatumi mbetet në fuqi

Në Vlorë u dha ultimatumI pas humbjes në shtëpi me Burrelin në startin e sezonit. Pjesë e ultimatumit dhe kërkesë e drejtuesve ishin 9 pikë për t’i shpëtuar operacionit “fshesa”.

erzen falmurtar

“Panorama Sport”, zbuloi nga burime pranë klubit vlonjat se ndeshjet me Erzenin, Vorën dhe Kukësin do të jenë vendimtare dhe nuk do të ketë asnjë tolerim për pikët e plota. Ndryshe nga sezonet e shkuara, këtë vit kërkohet me ngulm Superiorja, prandaj në rast të rezultateve negative në tri ndeshjen e radhës do të ndërhyhet menjëherë për të marrë masat.

Ka qenë vetë administratori Idrizi, i cili në intervistën e dhënë për gazetën pranoi se këtë sezon nuk do të falë askënd, duke filluar nga stafi teknik dhe lojtarët. Sipas Idrizit, Vlora nuk mund të durojë më, prandaj investimi duhet përligjur me kthimin e Flamurtarit në vendin që i takon, Superiore. Një të tretën e ultimatumit të besuarit e trajnerit Agostineli e hoqën në Shijak, tani i pret prova e “zjarrit” me Vorën në shtëpi dhe më pas transferta në Kukës.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"