Postuar: Nëntor 22, 2021 | 22:29
Fituan minimalisht ndaj Lushnjës, trajneri i Pogradecit: Pikë sakrifice
Pogradeci fitoi minimalisht 1-0 ndaj Lushnjës në kampionat. Ardian Abazaj vlerëson pikët dhe sakrificën e lojtarëve. Pas ndeshjes, trajneri i Pogradecit tha:
“E filluam mirë ndeshjen, më pas ritmi ka rënë. Liçkollari dhe ndonjë tjetër që luajtën të dëmtuar, më kanë kërkuar zëvendësime e kjo bëri të veten. Gjithsesi, i falënderoj për atë që dhanë në fushë. Mund të kishim shënuar më shumë… Kishim punuar shumë dhe e kishim përgatitur në detaje këtë ndeshje, duke e ditur se do të ishte e vështirë. Shumë shpejt vjen takimi i radhës dhe duhet të mendojmë për të vazhduar me trepikësha”
Me këtë fitore Pogradeci ndodhet në vendin e 9 me 10 pikë të grumbulluara.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"