Postuar: Shtator 2, 2024 | 19:43
Fitorja ndaj Frajburgut kënaq Kompani: Kundërshtar i vështirë, nuk eksperimentova
Trajneri i Bajernit, Vinsent Kompani, shkaktoi çudi me rreshtimin e lojtarëve në fushë kundër Fraiburgut. U tha më herët se Joshua Kimish do të mbante rol protagonisti në mesfushë, por ai u rreshtua sërish në krahun e djathtë të prapavijës:
“Do të shikojmë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Grupi dhuroi paraqitje pozitive. Mund të kishim bërë më mirë në segmente të caktuara të ndeshjes, por gjithsesi jam i lumtur më reagimin e skuadrës. Kimish ishte mjaft aktiv.
Më vjen mirë që Myler festoi këtë arritje me gol dhe çfarë goli! Mosha për të është thjesht një numër. Ai është një legjendë e gjallë e klubit. Kemi pasur përballë dy rivalë me prirje defensive dhe kemi marrë rezultatin”, e mbylli Kompani.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"