Fitorja me Haidenhaim, Musiala: Ndeshje e vështirë, rival cinik
Xhamal Musiala është padiskutim lojtari i momentit te Bajern Mynih gjatë javëve të fundit. “Bambi” shënoi ndaj Haidenhaim dopietë. Bavarezët fituan me shifrat 4-2, ndërsa në fazën ofensive mungonin emra të rëndësishëm si Herri Kejn dhe Serzh Gnabri.
Përgjegjësinë e golave e mori 21-vjeçari, duke e kryer me sukses detyrën. Pas ndeshjes Musiala u shpreh i lumtur: “Është koha që të shënoj sërish vetëm me këmbën. Kohët e fundit kam luajtur shumë ndeshje radhazi.
Prandaj ishte mirë që mora një pushim dhe u ktheva plot energji. Më në fund kam shënuar sërish këtu në ‘Allianz Arena’. Ndihem mirë të festosh me tifozët. Nuk ishte ndeshje e lehtë, ata u treguan cinik në rastet e tyre, por ne ia dolëm”, tha Musiala.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"