Fitorja e thellë e Barcelonës, Flik: Krenar për veten dhe skuadrën, por…
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, vlerësoi fitoren 7-0 kundër Vajadolidit. Blaugranat mbyllën të shtunën me një fitore perfekte para tifozëve të tyre. Ndërkohë, që për herë të parë në këtë sezon, tifozët e Barcelonës nuk kanë harruar të përgëzojnë trajnerin e tyre të ri.NDESHJA – “Ishte një ndeshjeqë e dominuam që në fillim. Ishte gjithçka bukur. Skuadradha 100% dhe krijuam raste qënë fillim”.
TIFOZËT – “Objektivi ishte tëfitonim të katër ndeshjet epara dhe ia arritëm. Duket se tifozët e kanë kuptuar. Jam shumë i lumtur. Kur dalim për drekuar, apo për të darkuar… tifozët na afrohen. E perceptoj energjinë e mirë me mua, dhetë gjithë na japin mbështetjedhe energji”.
LAVDËRIMET PËR TË – “Mëbën të ndihem krenar kur thonëse jam nënshkrimi më i mirë, por jemi vetëm në ndeshjen ekatërt dhe kjo mund të ndryshojë. Jam i lumtur që tifozët janë tëlumtur, por ne duhet të vazhdojmë me këtë ritëm. Ka një rrugë tëgjatë përpara”.
VERSIONI MË I MIRË – “Përpara fazës përgatitore, ne kishimanalizuar gjithçka. Më duhet të falënderoj Dekon, i cili punësoi ekspertë për ekipin”.
DANI OLMO – “E prisja këtë paraqitje prej tij. E njoh shumë mirë. Ai është fantastik. Është e pabesueshme ajo që bën në mesin e fushës. Ai siguron ekuilibër ideal. Ai është i rëndësishëm në tranzicione. Është fantastike ta kesh atë në skuadër”.
RAFINJA – “Më bën habi që iu desh kaq shumë kohë për tëshënuar një trigolësh, ai ka cilësinë për ta realizuar më parë.Mendoj se ai ndihet më i lirë në fushë. Rafinja është një lojtarqë bën shumë gjëra të mira”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"