Fitorja e Pogradecit me Apoloninë, Samuel Nikaj: Objektiv kemi vendin e katërt, përgëzoj arbitrin për gjykimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2024 | 16:41

Fitorja e Pogradecit me Apoloninë, Samuel Nikaj: Objektiv kemi vendin e katërt, përgëzoj arbitrin për gjykimin

Pogradeci mposhti me rezultatin 1 me 0 Apoloninë në sfidën e vlefshme për Kategorinë e Parë. Ndeshja u vendos nga një autogol, që i dha tri pikët vendasve.

samuel nikaj

Pas ndeshjes foli Samuel Nikaj, trajneri i Pogradecit:

Sinqerisht jam i gëzuar për performancën e djemve sot, luajtëm mirë, korrekt dhe me shumë grintë. Kemi pasur shumë mungesa, na ka përndjekur fati i keq që në fillim të kampionatit. Na u dëmtua Qeleshi, lojtari çelës në skemat e mia. Ne po mundohemi të shkojmë te vendi i katërt, si objektiv, dhe jemi vetëm dy pikë larg.

Unë pretendova karton të verdhë për lojtar të Apolonisë, që duhet të dilte me të kuq, dhe ma nxorri mua që kalova fushën dy metër por pa ofenduar, po pyesja a është e drejtë se nuk ofendova. Për mendimin tim i padrejtë. Ashtu e pa gjyqtari që sot e përgëzoj, ishte shumë korrekt dhe kështu arbitrimesh na duhen dhe në këtë kategori që niveli të mos dallojë me Superligën”, u shpreh Nikaj për RTSH.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"