Fitorja e fundit, Ançeloti: Arda ka pasur presion, goli e ndihmon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2024 | 18:45

Fitorja e fundit, Ançeloti: Arda ka pasur presion, goli e ndihmon

Karlo Ançeloti ka treguar se Arda Gyler është duke e vuajtur shumë presionin dhe në pjesën e parë nuk bëri një ndeshje të mirë.

anceloti

BELLINGAM- “Është mirë dhe i gatshëm për ndeshjen tjetër. Kishim një dëmtim muskulor dhe është vetëm ai i Mendi. Pjesa tjetër janë thjesht goditje. Nuk ka asgjë serioze. Ai është duke kaluar një moment të mirë. Shënoi gol ashtu si Mbape dhe Arda. Jam i lumtur për ta. Pak nga pak janë duke u rikthyer të gjithë dhe po gjejmë formën optimale”.

RODRIGO- “Nuk u ndje mirë përpara ndeshjes dhe për këtë arsye vendosëm që të mos e grumbullonim”.

ASENCIO- “Raulit iu desh pak më shumë kohë sesa të tjerët që të rikuperohej pas ndeshjes në Bilbao. Kishte një problem lodhjeje dhe asgjë më shumë.”.

GYLER- “Arda e pati disi të vështirë të futej në ndeshje. Në pjesën e parë bëri një lëvizje fantastike dhe një gol të bukur. Punon shumë, vrapon shumë dhe goli i heq disi presionin. Ka pasur shumë të tillë, por është i ri dhe nuk duhet ta vuajë. Ky gol sigurisht që do t’i shërbejë për të bërë më të mirën”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"