Firmosi kontratën me Dinamon dhe më pas u largua, Gjinollari prezantohet te skuadra e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2024 | 17:08

Firmosi kontratën me Dinamon dhe më pas u largua, Gjinollari prezantohet te skuadra e re

Diçka vërtet e çuditshme ndodhi pak javë më pare me futbollistin David Gjinollari. Ai fillimisht u zyrtarizua si një përforcim i bluve të Dinamos, por dy ditë më pas klubi dhe ish-lojtari i Teutës ndërprenë bashkëpunimit. 

gjinollari

Kjo mori vëmendje, pasi nuk kishte ndodhur më parë një situatë e tillë. Gjithsesi 25-vjeçari nga kryeqyteti nuk ka humbur kohë, për të nisur një tjetër aventurë, teksa ditën e sotme u prezantua te skuadra e Ferronikelit në elitën e futbollit kosovar. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nga Drenasi, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.  

“Mbrojtësi i majtë, që nuk kursehet në asnjë pozitë të anës së majtë të fushës, ka vënë firmën në kontratën e klubit, duke ju bashkuar familjes sonë të madhe.  Gjinollari vjen nga Kategoria Superiore, ku sezonin e fundit ishte pjesë e FC Dinamo City, por ka veshur edhe fanellat e KS Burreli, KF Teuta e FC Hradec Kralove në ligën e Republikës Çeke”, thuhet në njoftimin e Ferronikelit. 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"