Finalja kundër Atalantës, trajneri Ançeloti: Duam ta nisim sezonin me trofe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2024 | 10:05

Finalja kundër Atalantës, trajneri Ançeloti: Duam ta nisim sezonin me trofe

Trajneri i Realit, Karlo Ançeloti e ka shpallur publikisht se suksesi në finalen e Superkupës së Europës është opsioni i vetëm që mendon. Ndonëse ka vlerësuar Atalantën dhe mikun e tij Gasperini, trajneri i “Los Blancos” ka saktësuar se nisja e një sezoni të ri me një trofe do të ishte shtysa e duhur për startin në La Liga e më pas vazhdimësinë.anceloti

SUPERKUPA – “Do të zbresim në fushë me dëshirën dhe entuziazmin e duhur. Do të jetë një sezon shumë sfidues, por mund të jetë i suksesshëm. Ne duam ta fillojmë mirë, e shoh ekipin në formë. Kemi pasur kohë për të stërviten dhe të gjithë lojtarët janë të motivuar”.

MBAPE – “Ai ka ardhur mirë nga pushimet. Ka punuar edhe gjatë pushimeve si të gjithë tjerët që mbërritën në datën 7 gusht. Ne jemi mirë dhe Kilië gjithashtu, ai po përshtatet shumë mirë”.

VINICIUS – “Nuk ka absolutisht asgjë. Janë spekulime për shkak të merkatos. Të gjithë e dimë se ajo mbyllet më 30 gusht, por asgjë më shumë. Vini është këtu me ne dhe i gatshëm për të na ndihmuar për të fituar një tjetër trofe”.

ATALANTA – “Mendoj se Atalanta ka bërë shumë mirë në Europa League falë punës së mirë të ekipit dhe trajnerit të saj. Gasperini është shumë trajner i mirë, ai do të jetë një kundërshtar shumë i vështirë për ne”.

FORMACIONI – “Të gjithë janë mirë dhe gati për ta nisur nga minuta e parë”, përfundoi trajneri i Realit të Madridit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"