Faje dhe analiza grupi/ Asnjë “mea culpa”, Milani si “Big Brother”
Milani këto kohë ka qenë si një “Big Brother” të vogël. Për çdo seri një nominim, për çdo ndeshje një fajtor. Emëruesi i përbashkët është Paulo Fonseka, dikush që sigurisht nuk stepet, që nuk zë robër, por edhe dikush që duket se kërkon vazhdimisht një alibi.
E keni dëgjuar ndonjëherë të thotë: “Kam gabuar”? Është më e lehtë të kujtosh të nominuarit, sepse lista, edhe në mes të dhjetorit, është tashmë e gjatë: Tomori dhe mbrojtja, Teo Hernandez dhe Leao, penalltitë në Firence, La Pena në Bergamo dhe pas Crvenës “disa” për të cilët trajneri nuk ishte i sigurt se japin gjithçka.
Çka, të paktën, lë një dyshim: nëse Fonseka është i bindur se ka dikë që nuk po vozit në drejtimin e duhur, pse ai qëndron në mënyrë të vendosur në komandë të një anijeje, të cilën në fund e pranon se nuk e ka kontrollin? Që të jemi të qartë: portugezi nuk është trajneri i parë që shprehet kaq ashpër kundër lojtarëve të tij dhe sigurisht që nuk do të jetë i fundit.
Dhe shtojmë: në situata të caktuara a nuk duhet të flasë një drejtues në vend të tij? Megjithatë, ajo që duket plotësisht e qartë është se Fonseka po e ka njëfarë vështirësie për të future veten në listën gjithnjë e më të gjatë të fajtorëve. Të gjithë përveç vetes, në fakt.
PA IMPENJIM – Nuk dihet se kujt i referohej luzitani të mërkurën mbrëma, megjithëse nuk është e vështirë të identifikohen disa të dyshuar, nga i zakonshmi Teo Hernandez deri te Davide Kalabria që dukej tepër nervoz.
Megjithatë, çështja është të kuptojmë pse trajneri ka dështuar dukshëm të krijojë një raport të ndjeshëm me skuadrën dhe pse jo të gjithë janë në anën e tij. Në këtë kuptim, shkaku dhe pasoja e javëve të para të sezonit sigurisht që nuk e ndihmuan (luan keq ose nuk angazhohesh, rri jashtë), edhe sepse disa zgjedhje, si për shembull vendosja e përsëritur e Leaos në stol, ndoshta i ka hequr disa pike në raport me ekipin që drejton.
Megjithatë, edhe kjo nuk shpjegon gjithçka dhe për rrjedhojë, takimi kokë më kokë me lojtarët i paralajmëruar pas ndeshjes me Crvenën, nuk ka gjasa të çojë në një kurë. Për shkak të kujt? Thjesht prisni episodin e radhës të këtij “Big Brother” dhe do të kemi përgjigjen pasi dje Fonseka ka mbajtur një fjalim para stërvitjes pa bërë një ballafaqim me lojtarët pa praninë e asnjë drejtuesi.
Tematikat e sakta nuk dihen, por është e lehtë të hamendësohen. Të dielën mund të shohim ndonjë rezultat sepse siç tha tekniku do të përdorë edhe lojtarë nga të rinjtë si mënyrë për të parë impenjim.
Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"