EURO 2020/ Italia dhe Spanja zbresin në fushë të kualifikuara, përballje vendimtare për Zvicrën. Ja të gjitha sfidat…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 11:28

EURO 2020/ Italia dhe Spanja zbresin në fushë të kualifikuara, përballje vendimtare për Zvicrën. Ja të gjitha sfidat…

Do të luhen ditën e sotme 8 sfidat e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2020. Në fushë do të zbresin 2 kombëtare prestigjioze si Spanja dhe Italia, ndërkohë që nuk do të mungojnë as sfidat vendimtare.

Euro2020

Kujtojmë që si Italia ashtu dhe Spanja e kanë siguruar kualifikimit, teksa përballjet e sotme do të vlejnë thjesht për prestigj dhe për të vendosur ndonjë rekord të ri.

Përballje vendimtare do të jetë ajo mes Zvicrës dhe Gjeorgjisë. Përfaqësuesja helvete është e dënuar të bëjë hap fals në takimin e sotëm, pasi do të rrezikonte eliminimin.

Një tjetër sfidë delikate është ajo mes Rumanisë dhe Suedisë. Rumunët ndodhen në vend të 3-të me 14 pikë në 8 ndeshje, ndërkohë që Suedi ka arritur të sigurojë 15 pikë në po 8 ndeshje.

PËRBALLJET E SOTME:

18:00 Armeni- Greqi

18:00 Finland- Lihtenshtejn

18:00 Norvegji- Ishujt Faroe

20:45 Bosnje Hercegovina- Itali

20:45 Danimarkë- Gjibraltar

20:45 Rumani- Suedi

20:45 Spanjë- Maltë

20:45 Zvicër- Gjeorgji

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"