Është golashënues te Dinamo, Zabërgja: Më ka ndihmuar filozofia e Ilir Dajës
Baton Zabërgja ka shënuar sot golin e shtatë në Superiore me Dinamon. Sulmuesi i bluve i hapi rrugë fitores 2 me 0 kundër Teutës në sfidën e vlefshme për javën e 15-të.
Zabërgja foli si golashënues i Dinamos pas ndeshjes:
“Mendoj nga sezonet e kaluara jam në formën më të mirë. Mund të presim më shumë, por për momentin ndihem mirë.
Viti i parë ishte ndoshta ambientim nga Kosova në Shqipëri, por dhe filozofia e Ilir Dajës, jam përshtatur dhe më ka ndihmuar.
Kam luajtur dhe qendërsulmues te klubet e kaluara, ashtu e kam nisur te Drenica. Pastaj te Gjilani i majtë dhe këtu i djathtë, më shumë përshtatem i djathtë.
Kemi shumë punë për të bërë, që të përmirësohemi për vazhdimin”, u shpreh Zabërgja për RTSH.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"