Erzeni vazhdon kërkimet për trajnerin e ri, në skenë del edhe Stavri Nica
Trajneri Justin Bespalla u “dorëzua” pas humbjes së Erzenit në javën e gjashtë, ku Kastrioti i përmbysi në shifrat 3-2 në “Tofik Jashari”.
Ecuria e shijakasve në gjatë javë, ku mbeten me zero pikë, e detyruan trajnerin Bespalla që të japë dorëheqjen nga ekipi. Në këto kushte, i bie që shijakasit të jenë në kërkime për trajnerin e ri, i cili shpresohet të sjellë “rreze shpresë”, që minimalisht Erzeni të mbijetojë në Kategorinë e Parë.
Mbetet për t’u parë se kush do të pranojë të marrë përsipër drejtimin e Erzenit, pasi situata nuk është favorizuese, por edhe kalendari është i vështirë sepse të shtunën luajnë në Lushnjë. Ish-trajneri Stavri Nica përfolet si më i mundëshmi për të marrë drejtimin e skuadrës shijakase
ALBERT ALIKO- PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"