Ervin Bulku nga Gjeorgjia: Kemi menduar një manovër, stafi nuk ia lë rastësisë
Ervin Bulku, zëvendës trajneri i Shqipërisë, ka folur në prag të ndeshjes me Gjeorgjinë. Takimin nis në orën 18:00 dhe vlen për raundin e katërt në grupet e Ligës së Kombeve.
Bulku u shpreh ndër të tjera se e njohin mjaft mirë kundërshtarin dhe stafi ka punuar duke mos ia lënë asgjë rastësisë. Po ashtu një koment e ka dhe për ndryshim në sulm mes Tucit dhe Dakut.
“Varet nga kundërshtarët që ke përballë, ka kundërshtarë që nuk të lejojnë të dalësh lart. Nuk kërkon trajneri apo lojtarët kanë frikë, gjithçka varet nga kundërshtari që ke përballë.
Nuk ka justifikim, të gjithë që veshin fanellën duhet të japin maksimumin. Për ne të gjithë janë të njëjtë, pastaj diferencën e bëjnë ato me kualitetin në fushë.
Ne e njohim shumë mirë kundërshtarin dhe ato na njohin. Kemi menduar një manovër, stafi studion dhe nuk ia lë rastësisë por duhet parë dhe kundërshtari.
Duke parë dhe ndeshjet që janë shpejt, karakteristikat e ndryshme të Tucit dhe Dakut, dhe Daku ka bërë shumë mirë por kjo është një zgjedhje e trajnerit për ndeshjen sot”, u shpreh Bulku për TV Klan.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"