Eminem refuzoi ofertën e Katarit për të performuar në ceremoninë e Kupës së Botës! Ja shuma marramendëse që do merrte reperi
Reperi i mirënjohur Eminem, ka refuzuar një ofertë marrëmendëse për të performuar në ceremoninë e hapjes në Kupën e Botës në Katar.
Ka qenë reperi 50 Cent i cili e ka bërë të ditur një gjë të tillë. Në një podkast në Big Boy’s Neighborhood, 50 Cent tha se Katari i ofroi atij dhe Eminemit 9 milionë dollarë që të performonin në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës.
Ai shton se sipas ofertës, 50 Cent do të paguhej 1 milionë dollarë ndërsa Eminem me 8 milionë, por e refuzoi.
Organizatorët shpresonin se ata do të jepnin një perfomancë legjendare si ajo e Super Bowl shkurtin e kaluar.
“Ai nuk dëshironte ta bënte këtë”, tha bashkëpunëtori i Eminem.
Ndërsa mendohet se shkaku i refuzimit të kësaj oferte kanë qenë politikat e ashpra të Katarit sa i takon organizimit të Kupës së Botës.
Eminem turned down $8 million to perform at the World Cup with 50 Cent ? pic.twitter.com/78QQ1TQ9no
— Big Boy (@BigBoy) January 9, 2023
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"