Postuar: Janar 13, 2023 | 9:22
“Eliminimi nga Botërori ishte dita më e keqe”, Kimish: Për pak rashë në depresion, ja si shpëtova…
Mesfushori Xhoshua Kimish e ka cilësuar eliminimin e Gjermanisë në fazën e grupeve në Botërorin e Katarit si “ditën më të keqe të jetës së tij”. Ai u shpreh se tre fëmijët e tij e shpëtuan nga depresioni pas Kupës së Botës.
“Ishte dita më e keqe e jetës, por nuk rashë në depresion falë tre fëmijëve të mi. Me ta është e vështirë të biesh në depresion pasi ke gjëra të tjera për të bërë. Pas ndeshjes i lashë të flasin emocionet e mia, nuk është e lehtë të kapërcesh gjëra të tilla”,- u tha ai gazetarëve që shoqëronin Bajernin në Doha këtë javë për stërvitjet dimërore.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"