Eliminimi afron lamtumirën, Pioli: Gabuam që të gjithë, nuk kishim cilësi. Nëse pas 40 gjuajtjeve shënon vetëm Gabia…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2024 | 9:22

Eliminimi afron lamtumirën, Pioli: Gabuam që të gjithë, nuk kishim cilësi. Nëse pas 40 gjuajtjeve shënon vetëm Gabia…

Aktivizimi i Musahut për t’i krijuar hapësirë Pulisiçit ishte lëvizja taktike që nuk funksionoi. Stefano Pioli, në konferencë për shtyp, mori përsipër përgjegjësitë e vendimeve të tij për ndeshjen e djeshme ndaj Romës, teksa u mundua të shpjegonte edhe shkaqet e tjera që sollën eliminimin nga Liga e Europës.

Pioli-11042024-MilanLive

Një Milan jo deri në nivelin çerekfinal?
Po, absolutisht po. Roma tregoi më shumë cilësi dhe më shumë vendosmëri dhe kaloi me meritë.

Çfarë problemi kishte? Taktik apo mendore?
Ka gjithçka brenda. Na mungoi cilësia. Nuk krijuam raste të qarta shënimi, por është po aq e vërtetë që kishim situata brenda zonës ku mund të kishim shënuar disa gola të tjerë, duke përfituar nga epërsia numerike. Nuk ia dolëm sepse nuk kishim atë cinizëm dhe vendosmëri që duhej për të përmbysur një rezultat kaq negativ pas 2-0 të tyre.

Një orë në epërsi numerike por një Milan jo i karikuar. Si e shpjegoni?
Duhej të ishim shumë më të kthjellët, intensivë dhe më të shpejtë në lëvizjen e topit, të mos detyronim lojën dhe të luanim të gjithë pjesën e dytë afër zonës së tyre dhe jo gjithmonë ia dolëm. Gjithmonë kemi qenë kaq preciz në hapin e fundit, jo gjithmonë kemi qenë kaq preciz në të mos detyruar. Më pas kur na dolën mundësitë, nuk kishim cilësinë për t’i realizuar.

Si e shpjegoni që u ndëshkuat aq shpejt?
Në golin e parë nuk e penguam zbritjen e Mançini para se të vinte te gjuajtja e tij. Vërtetë ai bëri një lëvizje të shkëlqyer, por mund të ishim më të kujdesshëm. Më pas edhe goli i dytë erdhi me goditjen e dytë. Ata kishin më shumë cilësi dhe ishin më të saktë në lëvizjet vendimtare, duhet pranuar: ne nuk ishim aq të nivelit sa mendonim dhe shpresonim se mund të ishim.

Çfarë mund të thoni për ndeshjet e Theos?
Sipas meje, pas humbjeve si kjo, nuk mund të jetë vetëm rasti i një lojtari të vetëm që nuk ka performuar aq mirë sa mundi. Besoj se mund të bëjmë shumë më mirë. Duhet t’i njohim meritën Romës që luajti shumë mirë, por ne mund t’i kishim përballuar dhe mund të dilnim nga ky krahasim i dyfishtë me rezultate të ndryshme. Tani le të mendojmë për derbin.

Edhe sulmuesit nuk kanë bërë detyrën apo jo?
Nëse në dy ndeshje kemi regjistruar 40 goditje në portë dhe më pas vetëm Gabia ka shënuar nga krosimi, do të thotë që cilësia në sulm ka munguar.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"