Elez Gjoza i falet Kofshës: Shtërmeni, shkolla e shtangës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2024 | 23:47

Elez Gjoza i falet Kofshës: Shtërmeni, shkolla e shtangës

Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, së bashku me kryesinë e FSHP-së, ka zbarkuar së fundmi në fshatin e talenteve, në Shtërmen. Misioni i kësaj vizite ishte inspektimi nga afër i ekipit të Lenoard Toskës.

GJOZA-KOFSHA

Me në krye talentin Ertjan Kofsha dhe disa të rinj të tjerë shumë premtues, skuadra shtërmenase zhvilloi një garë kontrolli në prani të Gjozës. Në një proncim për “Panorama Sport”, Gjoza e quan Shtërmenin shkollë të peshëngritjes: “Shtërmeni është dhe shkolla e shtangës, si një akademi.

Një skuadër që drejtohet nga trajneri Leonard Toska, të cilin gjej rastin për ta falënderuar pa masë për punën e madhe që bën. Ertjan Kofsha, Samoel Rrasa, Mariglen Kofsha dhe Santelio Kashari, po stërviten shumë dhe janë në formë super të mirë. Të gjithë janë shtangistë cilësorë dhe presim shumë nga këta djem në garat kombëtare dhe ndërkombëtare. Ne si federatë u garantojmë mbështetje, siç i ka përkrahur rregullisht edhe Bashkia Cërrik”, deklaroi ndër të tjera Gjoza.

MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"