Postuar: Dhjetor 5, 2024 | 23:19
Elbasani nuk humbet kohë, verdheblutë gjejnë menjëherë zëvendësuesin e trajnerit italian
Elbasani nuk ka humbur kohë dhe pas dorëheqjes së trajnerit Roberto Bordin, kanë gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij.
Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç. Serbi u shkarkua para pak ditësh nga korçarët dhe tashmë do të vijojë punën te një klub tjetër i Superiores.
News 24 ka mësuar se klubi nga Elbasani dhe tekniku i njohur kanë arritur marrëveshje dhe pritet prezantimi zyrtar.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"