Elbasani do titullin kampion të Kategorisë së Dytë, Duka: Finalet luhen për t’u fituar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2023 | 22:01

Elbasani do titullin kampion të Kategorisë së Dytë, Duka: Finalet luhen për t’u fituar

AF Elbasani është duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve në kuadër të ndeshjes finale të Kategorisë së Dytë me Vorën, që do të zhvillohet të enjten në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Verdheblutë duan ta mbyllin me sukses këtë edicion futbollistik, duke bërë të tyren kupën e tretë në harkun kohor të më pak se dy viteve që nga krijimi.

elbasani

Në këtë sfidë, ashtu siç ka ndodhur gjatë gjithë këtij sezoni, pritet një prezencë e kënaqshme e tifozëve verdheblu. Vetë klubi ka vënë në dispozicion tre autobusë falas për ata që duan ta ndjekin ndeshjen nga afër, në një kohë që biletat do t’i gjejnë në shitje nga dita e sotme edhe në sportelin në “Elbasan Arena”. Çmimet variojnë nga 5 mijë lekë të vjetër deri në 30 mijë lekë të vjetër. Për mbështetësit e Elbasanit është në dispozicion sektori S 102 dhe 104 i stadiumit.

Në prag të kësaj sfide, mbrojtësi Endri Duka, deklaroi për “Panorama Sport” se Elbasani do ta bëjë të vetën edhe këtë kupë, ndonëse në një finale gjithçka mund të ndodhë. “Ne i kemi arritur objektivat tanë dhe do të luajmë pa ndonjë presion. Kjo ndeshje do të jetë si qershia mbi tortë nëse do t’ia dalim të marrim trofeun.

Do të bëjmë maksimumin tonë për ta sjellë trofeun në Elbasan, ku besoj se do të kemi edhe mbështetjen e tifozë tanë në këtë përballje. Është një finale dhe ato duhen fituar. Mendoj se e kemi merituar të jemi në këtë fazë ku të luajmë këtë finale, duke parë atë që kemi treguar gjatë këtij kampionati, duke dominuar rivalët”, ka thënë Duka.

VLADIMIR MEMA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"