Elbasani “blindon” mesfushën, verdheblutë e Gvozdenoviç “rrëmbejnë” edhe ish-kapitenin e Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2025 | 22:20

Elbasani “blindon” mesfushën, verdheblutë e Gvozdenoviç “rrëmbejnë” edhe ish-kapitenin e Laçit

Elbasani ka “blinduar” mesfushën me Isi Manellarin. Ish-kapiteni i Laçit, ka arritur akordin me skuadrën verdheblu pas ndërprerjes së bashkëpunimit me kurbinasit, teksa ditën e nesërme do të dalë në stërvitje, për t’u venë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Gvozdenoviç. 

IMG_4422

Për Manellarin pati një interesim edhe nga skuadra e Pogradecit, por interesimi i Elbasanit, bëri që mesfushori pogradecar të zgjidhte të qëndronte në elitë. 

Në sezonet e fundit, Manellari ka qenë nga lojtarët më të spikatur te skuadra e Laçit. Me klubin e ri 27-vjeçari ka firmosur kontratë 1 +1.  

PANORAMASPORT.AL