Eksod masiv nga Anglia, tërhiqen 8 lojtarë të ”tre luanëve” para ndeshjes vendimtare me Greqinë
Anglia luan këtë të enjte një ndeshje shumë vendimtare ndaj Greqisë në Ligën e Kombeve, pasi në rast disfate në Athinë, duhet t’i thotë lamtumirë rikthimin në Ligën A. “Tre luanët” kanë një pikë më pak se grekët dhe u duhet medoemos një rezultat përballë ballkanasve.
Por situata me të cilën përballet skuadra e drejtuar nga Li Karslej, nuk është nga më të mirat, për shkak të dëmtimeve apo formës së futbollistëve të ndryshëm. Sot pasdite, Federata bëri të ditur se nga ekipi ishin tërhequr njëkohësisht 8 lojtarë për shkak dëmtimesh, teksa ishin ftuar 5 të tjerë.
Trent Aleksander-Arnold, Levi Kolvill, Fil Foden, Xhek Grilish, Kol Palmer, Aron Ramsdejl, Deklan Rajs dhe Bukajo Saka nuk janë paraqitur në grumbullim për shkak të dëmtimeve, edhe pse ishin përfshirë në listë. Për të plotësuar grupin janë ftuar debutuesi Morgan Roxhers si dhe Xharrod Bouen, Xharrad Branthuejt, Tino Livramento dhe Xhejms Traford.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"