Postuar: Shtator 2, 2025 | 16:39
EKSKLUZIVE/ Tirana kërkoi Eneo Bitrin, ish-kapiteni i Partizanit vendos përfundimisht për të ardhmen
Eneo Bitri do e vazhdojë karrierën në Hungari me Nyiregyhaza Spartakus. “Panorama Sport” mëson se palët kanë akord mes tyre.

Disa klube të Superiores ishin pas Bitrit, megjithatë mbrojtësi ka vendosur të qëndrojë në elitën hungareze. Tashmë ka mbetur për t’u zyrtarizuar ky bashkëpunim.
Ish-kapiteni i Partizanit ishte për herë të fundit i huazuar me Giorin. Fillimisht mbylli bashkëpunimin me Valerangën në Norvegji, që zotëronte kartonin dhe tashmë vendosi përfundimisht për të ardhmen.
Tirana ishte ndër klubet që kishte interes konkret për qendërmbrojtësin. Megjithatë 29-vjeçari për bardheblutë mbeti vetëm një dëshirë vere.
EMANUEL LOCI – PANORAMASPORT.AL













