EKSKLUZIVE/ Tek Elbasani ka një çështje “Karakaçi-Hila”, ja pse klubi ndëshkoi kapitenin dhe zv.kapitenin në Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2024 | 13:00

EKSKLUZIVE/ Tek Elbasani ka një çështje “Karakaçi-Hila”, ja pse klubi ndëshkoi kapitenin dhe zv.kapitenin në Vlorë

Elbasani barazoi 2-2 kundër Flamurtarit në Vlorë, por nuk munguan edhe “xixat” te verdheblutë. Trajneri Nevil Dede pas ndeshjes ka pohuar se te Elbasani ka një çështje “Karakaçi-Hila”. Trajneri Nevil Dede në lidhje me këtë temë, pas takimit u shpreh:

elbasani, hila karakaci

“Kam një falënderim të veçantë për Gavën dhe Broshkën. Janë djem shumë pozitiv dhe të gatshëm sa herë ka nevojë ekipi, ashtu edhe unë si trajner. Një falënderim kam edhe për Hasanin që ka luajtur me antibiotikë për një infeksion në këmbë, për t’i shërbyer skuadrës. Telushi ka një dëmtim që po e bezdis pak, Karakaçi dhe Hila nuk kanë luajtur për shkak të një marrëdhënie jo korrekte me klubin dhe është marrë një vendim administrativ”.

Karakaçi dhe Hila- Mungesat e kapitenit Abaz Karakaçi dhe zv/kapitenit, Ardit Hila, ishin dy nga të papriturat e sfidës me Flamurtarin, pasi  ishin programuar titullarë. Për arsye se kanë thyer disiplinën në klub janë lënë pushim me një urdhër nga drejtuesit. Burime të “Panorama Sport” pranë klubit pohojnë se Karakaçi dhe Hila janë paraqitur me vonesë në grumbullimin për në Vlorë. Ata udhëtuan me skuadrën në Vlorë, por në fund drejtuesit vendosën që të mos jenë as në stol për thyerjen e disiplinës. Për momentin nuk flitet për ndonjë penalitet tjetër, por nuk përjashtohet edhe ndonjë gjobë në dëm të mesfushorëve.

VLADIMIR MEMA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"