EKSKLUZIVE/ Nuk gjeti hapësirë te Pogradeci, sulmuesi kalon te kryesuesit në Kategorinë e Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2025 | 11:34

EKSKLUZIVE/ Nuk gjeti hapësirë te Pogradeci, sulmuesi kalon te kryesuesit në Kategorinë e Dytë

Pogradeci ka pësuar ndryshime rrënjësore në merkaton e janarit, ku të shumtë janë lojtarët e larguar nga radhët e liqenorëve. “Panorama Sport” mëson se një prej të larguarve është edhe sulmuesi Jurgen Peqini, i cili tashmë ka gjetur destinacionin e ri në futbollin shqiptar.

JURGEN PEQINI POGRADECII

26-vjeçari duke mos pasur hapësira te Pogradeci ka vendosur që karrierën ta vazhdojë te Luzi 2008, që kryeson Grupin A në Kategorinë e Dytë. Me afrimin e Peqinit Luzi bëhet edhe më i kompletuar për fazën e dytë të kampionatit. Jurgen Peqini ka një karrierë të pasur, ku më herët ka luajtur edhe për Elbasanin, Teutën, Erzenin, Turbinën, Besën, Tërbunin, Feniks në Kosovë dhe së fundmi me Pogradecin.

FERIZ FERIZAJ- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"