EKSKLUZIVE/ Merkato do ketë lëvizje të tjera, futbollististi i Superiores kërkohet nga Sherif Tiraspol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2025 | 22:09

EKSKLUZIVE/ Merkato do ketë lëvizje të tjera, futbollististi i Superiores kërkohet nga Sherif Tiraspol

Bylisi i është kthyer dje stërvitjes dhe duket se mallakastriotët do ta shfrytëzojnë këtë periudhë për të qenë sa më solidë dhe me synim marrjen e fitores së parë, pikërisht në një duel të fortë si ai me Egnatian në Ballsh. Në dy javët e luajtura, ndaj Tiranës në start dhe Flamurtarit, Bylisi ka grumbulluar vetëm 2 pikë nga 6 të mundshme dhe të paktën 4 pikë të synuara.

Screenshot 2025-09-02 150852

Skuadra ka pësuar 3 gola, por ka shënuar gjithashtu 3 herë. Ajo që bie në sy është freskia fizike që ka kontingjenti, për të cilën është punuar shumë gjatë fazës nga stafi mallakastriot, që përbëhet nga Josa, Rustemi, Ahmetaj, Leonardo dhe Sino.

SITUATA – Mallakastriotët, ndonëse kanë disa mungesa të justifikuara, duket se tashmë do të mendojnë për “shtëpiaken” e tretë radhazi, me kampionët e vendit. Trajneri Mirel Josa dhe stafi i tij nuk kanë lojtarë që janë grumbulluar me kombëtaret respektive, siç janë Aboubakar Kamara me Nigerinë që është larguar prej së dielës nga Ballshi. Po ashtu, edhe dy lezhjanët Fabjan Përndreca dhe Aurel Marku janë grumbulluar me U-21 e Shqipërisë.

Me Markun që kërkohet edhe nga Sherif Tiraspoli. Ndërkohë, edhe David Carmona vijon që, krahas stërvitjes me skuadrën, të ndjekë një program individual për të arritur formën optimale sportive. Në ditët në vijim mund të ketë edhe ftesa të tjera, si për Rabiu nga Nigeria U-20 apo për Oforin nga Gana. Megjithatë, që prej ditës së djeshme, pjesa më e madhe e skuadrës ka nisur grumbullimin në qytetin naftëtar. Pa tre titullarë, por tashmë pjesë e skuadrës është bërë sulmuesi Abdullahi Rabiu, që Bylisi e zyrtarizoi të dielën në mesditë. Një lojtar i talentuar, “uinger”, i cili pritet të shërbejë këtë sezon me mallakastriotët.

MERKATO – Presidenca ballshiote ndërkohë ka qenë deri në orët e vona të së dielës në kontakte edhe me lojtarë të tjerë, pasi klubi synon të përforcohet më tej. Janë shënjestruar dy futbollistë të tjerë, si në ofensivë, ashtu edhe në mbrojtje e mesfushë, për ta bërë Bylisin “top” dhe për të pasur konkurrencë jo vetëm në 11-shen bazë, por edhe në stolin e rezervave. Kampionati është i gjatë dhe sapo ka nisur, ndërsa mallakastriotët i kanë synimet e qarta këtë edicion, si në kampionat, ashtu edhe në Kupën e Shqipërisë.

Kjo periudhë pauze ka ardhur në momentin e duhur për trajnerin Mirel Josa dhe skuadrën e tij, pasi stafi ka kohë të riparojë edhe ato “të meta” që janë shfaqur në dy sfidat e para. Edhe pse Bylisi ka grumbulluar vetëm dy pikë, loja e skuadrës dhe fakti që gjen golin japin shpresë për përmirësim të mëtejshëm. Megjithatë, kalendari nuk është i lehtë në start: pas Egnatias, vjen transferta me Dinamon dhe më pas pritja e Partizanit.

PANORAMASPORT.AL