EKSKLUZIVE/ “Me Dinamon ishte një natë e keqe”, ish-trajneri Dosti: Nuk ka nevojë për masa, Elbasani rikthehet në Laç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2024 | 22:18

EKSKLUZIVE/ “Me Dinamon ishte një natë e keqe”, ish-trajneri Dosti: Nuk ka nevojë për masa, Elbasani rikthehet në Laç

Në Elbasan të gjithë bien dakord se ajo humbje ndaj Dinamos ishte një aksident dhe thjesht një natë e keqe, nga ku duhet të shërbejë si një restart i ri.MUHARREM DOSTITë paktën, i këtij mendimi është edhe ish-portieri dhe trajneri i Elbasanit, Muharrem Dosti, i cili analizon për “Panorama Sport” momentin që po kalojnë verdheblutë. Dosti përgëzon drejtuesit që nuk morën masa, sepse do të ngarkonin edhe më shumë skuadrën. Sipas tij, kundër Laçit Elbasani ka shansin të rikthehet te fitorja, edhe pse vlerëson kurbinasit për ndeshjet e javëve të fundit. Sa i përket merkatos, Dosti sheh nevojën e katër afrimeve, ku më emergjente e konsideron në mesin e fushës.

Dosti, çfarë ndodhi me Elbasanin kundër Dinamos?
Në atë ndeshje nuk funksionoi asgjë dhe janë gjëra që ndodhin në futboll. Ky ekip nuk është trembur as kur ka luajtur ndaj Partizanit, Vllaznisë, Tiranës apo Egnatias. Për mua ishte një ndeshje që duhet harruar sa më shpejt, sepse ishte një mbrëmje e keqe.

Klubi shmangu masat duke lënë të qetë skuadrën dhe trajnerin të vijojnë punën. Si e mendoni?
Në momentin ku ndodhen mendoj se është vendimi i duhur. Masat ndonjëherë të zhysin edhe nën një presion më të madh. Nuk është nevoja për masa dhe shumë mirë kanë bërë që e kanë kaluar kështu.

A mund ta kthejë Elbasani në forcë këtë humbje?
Patjetër dhe besoj se do të kthehet në forcë. Kam besim te kapaciteti i lojtarëve, ku nuk i mungon eksperienca. Elbasani do ta tregojë forcën reale që këtë javë.

Merkato hapet në janar, ku sheh nevojë për ndërhyrje?
Patjetër që duhen ndërhyrje për të qenë konkurrues. Sipas meje, Elbasani ka nevojë për katër lojtarë, ku duhen ndërhyrje në të gjitha repartet. Më emergjente shoh ndërhyrjen në mesfushë.

Këtë javë luajnë me Laçin, si e prisni?
Unë kam besim se kthesa do të vijë që këtë javë, pavarësisht se Laçi po kalon një moment të mirë. Fusha e Laçit është e vështirë, por kapaciteti i lojtarëve që ka Elbasani do të tregojnë veten. Më e pakta, kam besim se në Laç nuk mundemi.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"