EKSKLUZIVE/ “Kam kujtimet më të bukura si i kuq”, ish-kapiteni Belica: Partizani, pretendent kryesor për titullin kampion (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2024 | 18:05

EKSKLUZIVE/ “Kam kujtimet më të bukura si i kuq”, ish-kapiteni Belica: Partizani, pretendent kryesor për titullin kampion (E PLOTË)

E mbani mend Egzon Belicën? Natyrisht që tifozët e Partizanit ruajnë kujtime të bukura nga eksperienca e mbrojtësit 34-vjeçar, i cili luajti me fanellën e kuqe nga viti 2018 deri në 2022, duke fituar edhe titullin kampion.

Egzon Belica kur luante me Partizanin

Egzon Belica kur luante me Partizanin

Aktualisht qendërmbrojtësi luan me Rabotniçkin dhe ndodhet për herë të parë në krye të kampionatit në Maqedoninë e Veriut. Belica mban shiritin e kapitenit dhe ka luajtur çdo ndeshje si titullar te skuadra nga Shkupi. Për më tepër që në 9 javë ka shënuar edhe dy here, duke kontribuar drejtpërdrejt në pikët e marra nga Rabotniçki. Lojtari strugan ka folur dje për “Panorama Sport”, teksa në një intervistë ekskluzive komentoi edhe situatën te Partizani, klubin ku kaluar pjesën më të madhe të karrierës së deritanishme. Belica është i bindur se me kontigjentin që ka aktualisht ekipi i kuq, është pretendent kryesor për të fituar titullin kampion.

Belica, jeni kapiteni i Rabotniçkit dhe të parët në renditje në Maqedoninë e Veriut. Çfarë mund të thoni për fillimin e këtij sezoni?

Ky sezon është vazhdimi i asaj që ne mundoheshim të bënim, të paktën prej fundit të kampionatit të kaluar. Kemi vetëm një humbje në 17 ndeshjet e fundit, bashkë me ato të sezonit të kaluar, kur u bënë ndryshime në staf te Rabotnicki. Jemi ende në fazë të hershme të kampionatit, por çdo gjë po shkon mirë, duke patur parasysh se kemi një ekip në moshë shumë të re. Besoj se nëse vazhdojmë me të njëjtin ritëm, jemi në rrugë të mbarë për të bërë një sezon të mirë.

Disa skuadra në garë për kreun, cilët janë rivalët më të fortë për ju? Shkëndija e Tetovës dhe Struga kanë ekipet më të kompletuara në kampionatin tonë. Kanë lojtarë shumë cilësorë dhe gjithashtu janë skuadra serioze, duke patur parasysh buxhetin që kanë.

E ëndërroni një titull kampion me Rabotniçkin? Rabotniçki është ekipi i dytë më i titulluar në vend. Titujt nuk kanë munguar, përveç kësaj periudhe 10- vjeçare, që mesa di unë klubi vendosi të ndryshojë strategji dhe të fokusohet më shumë në zhvillimin dhe shitjen e lojtarëve të rinj të akademisë. Këtë vit diçka po mundohemi të ndryshojmë në mentalitet, që përveç shitjes së lojtarëve të rinj, ekipi duhet të guxojë dhe synojë vendet lart në tabelë. Një pjesë të madhe të karrierës suaj e keni kaluar te Partizani.

Cili është kujtimi më i bukur që ruani nga periudha me “Demat”? Padyshim titulli kampion. Edhe atëherë nuk besonte kush se kishim forcë të bënim atë që bëmë. Të them të drejtën, çdo ndeshje me fanellën e Partizanit ishte kujtim më vete. Mundem të them lirisht se kam kaluar kujtimet më të bukura të karrierës sportive te “Demat”. E keni ndjekur Partizanin gjatë këtij sezoni? Që kur u largova para dy vitesh nga ekipi, unë e kam ndjekur Partizanin në më shumë se 90 % të ndeshjeve. Kam ende shumë miq atje dhe

Mendoni se kanë potencialin për të fituar titullin kampion këtë kampionat?

Kanë ekip cilësor dhe patjetër që janë pretendentët kryesorë, bashkë me dy ekipe të tjera. Mos harrojmë që vjet ishin vetëm një ndeshje larg titullit. Mendoj se ekipi ka cilësi që të jetë afër titullit edhe këtë vit.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"