EKSKLUZIVE/ Ka marrë rolin e liderit te verdheblutë, Hila: Tifozët shtysë e madhe, ky start e ndihmon Elbasanin (E PLOTË)
Ardit Hila fillon të bëjë atë që di të bëjë më mirë dhe e ka treguar në këto dy javë të para të kampionatit. Një asist në Korçë javën e kaluar dhe një gol me një tjetër asist përballë Teutës, duke u bërë në një farë mënyre një lider te verdheblutë.
Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, 32-vjeçari mundohet të qëndrojë më këmbë në tokë, sigurisht pa e fshehur kënaqësinë për këtë nisje të mirë si në aspektin individual, edhe atë ekipor. Për të është herët për të dalë në konkluzione për objektiva, por fillimi i mbarë është një tregues për forcën e Elbasanit, teksa parashikon një luftë të fortë për katër vendet e para.
Hila, dy ndeshje dhe dy asiste e një gol për ju. Sa i kënaqur jeni me paraqitjen?
Mund të them se si në aspektin individual, edhe atë ekipor, kemi bërë një nisje të mirë. Normalisht që jam i kënaqur me asistet dhe golin, për më tepër që kanë ndihmuar ekipin për të marrë pikët.
Ndaj Teutës luajte në sulm, si ju duket ky pozicion i ri?
Në fakt është një pozicion që e kam bërë edhe në skuadrat e tjera që kam luajtur, edhe pse rolin tim natyral e kam mesfushor. Por ne jemi profesionistë dhe për aq kohë sa ma kërkon stafi, do ta bëja me dëshirë, mjafton të ndihmoj ekipin.
Katër pikë dhe vendi i dytë, a do ta ruajë Elbasani këtë ecuri edhe në vazhdim të kampionatit?
Siç e kam thënë edhe në intervista të tjera, është shumë herët për objektiva, vendi i parë, apo i dytë. Ne i marrimndeshjet një e nga një dhe do të japim maksimumin në çdo përballje, ku mendoj se edhe rezultatet nuk do të na mungojnë
Si ju duk mbështetja në stadium, e prisnit që edhe në kohë me shi të kishte aq shumë tifozë?
Të them të drejtën, kishte një interes shumë të madh nga tifozët tanë për këtë ndeshje. Moti i prishi disi planet dhe ndryshoi për 30 minuta, shumë prej tyre që nuk erdhën në stadium. Gjithsesi, nuk ishin të paktë dhe të jem realist na dhanë një shtysë më tepër në atë ndeshje.
Ndeshja e radhës është me Dinamon, çfarë synon Elbasani?
Kuptohet që me Dinamon është një ndeshje shumë e rëndësishme, si të gjitha që do tëkemi në vazhdim. Elbasani dotë synojë gjithnjë maksimumin, por dihet që futbolli i ka të tria rezultatet brenda.
Sa të rëndësishme i sheh këto javë të para për ecurinë e mëtejshme?
Një fillim i mirë është gjysma epunës, – thotë populli. Për këtë arsye, këto pikë janë shumë të rëndësishme për ecurinë e Elbasanit, duke parë që jemi një ekip i ri dhe lojtarët nuk njihen mirë me njëri-tjetrin. Fitoret, apo pikët e marra tani në fillim, na shërbejnë për ecurinë në vazhdim.
Me sa i keni ndjekurndeshjet, cilët do të jenë rivalët e Elbasanit këtë edicion?
Nuk është se kam ndjekur shumë ndeshje në fakt. Por shoh që do të jetë një kampionat me rivalitet sa i përket katër skuadrave më të mira.
VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"