EKSKLUZIVE/ Jo vetëm Gvozdenoviç. zbulohet emri i italianit pranë pankinës së Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2024 | 22:21

EKSKLUZIVE/ Jo vetëm Gvozdenoviç. zbulohet emri i italianit pranë pankinës së Partizanit

Partizani ka vendosur Ivan Gvozdenoviçin si opsion të parë për stolin, por kjo nuk do të thotë se ata nuk do të shqyrtojnë edhe pista të tjera si “plan B”.

boskalja

“Panorama Sport” mëson se klubit të kuq i është propozuar një trajner italian, Roberto Boskalia. 56-vjeçari ka një karrierë të gjatë në klube në Itali, ku ka drejtuar skuadra si Trapani, Breshia, Novara, Virtus Entela apo Palermo mes Serisë B dhe Serisë C.

Bëhet fjalë për një trajner të një profili mesatar, i cili në sezonin e fundit drejtoi Ankonën në Serinë C, ku arriti dy fitore, po aq barazime dhe një humbje. Ky ishte rikthim në stol pas afro dy vitesh. Presidenti Demi e ka treguar edhe në të shkuarën që ka një simpati me tregun italian dhe nuk do të ishte çudi që klubi i kuq të kalonte edhe në pistën e trajnerit italian.

Aventurën më të gjatë Boskalia e ka regjistruar në krye të Trapanit në periudhën 2010-2015, ku qëndroi në plot 191 ndeshje dhe arriti ta ngjisë ekipin deri në Serie B.

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"