EKSKLUZIVE/ Gvozdenoviç kryen stërvitjen e parë te Elbasani, zbardhet fjalimi para ekipit: Disiplina është numri një, dua që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2024 | 8:43

EKSKLUZIVE/ Gvozdenoviç kryen stërvitjen e parë te Elbasani, zbardhet fjalimi para ekipit: Disiplina është numri një, dua që…

Ivan Gvozdenoviç kreu dje edhe stërvitjen e parë me Elbasanin, në të cilën u bë prezantimi edhe nga ana e presidentit Kujtim Llupa.

GVOZDENOVIC

Përpara se të niste seancën stërvitore, tekniku mbajti një fjalim të shkurtër para futbollistëve, duke i bërë të qartë disa gjëra dhe u përpjekur t’u ngrejë lart moralin. Gazeta zbardh një pjesë të fjalimit që Gvozdenoviç mbajti para lojtarëve.

“Po e nis nga ndeshja e fundit që bëtë me Bylisin. Dua t’ju uroj për fitoren, treguat karakter që e kthyet ndeshjen. Kemi tri ndeshje rresht tani dhe do të bëjmë maksimumin. Disiplina është numër një djema. Gjëja e parë është respekti. Stafi do t’ju respektojë ju dhe ju do të respektoni stafin. Pa respekt dhe disiplinë nuk ecet përpara. Duhet të flasim për çdo gjë, çdo problem që keni duhet ta diskutojmë bashkë. Jam i hapur për të komunikuar. Kjo është shumë e rëndësishme. Problemet mund të zgjidhen vetëm duke folur. Duhet të jepni 100% për ekipin dhe kjo nis që nga stërvitja dhe më pas në lojë. Presioni është pjesë e futbollit dhe është normale. Duhet ta kuptojmë sesi ta mbajmë dhe ta menaxhojmë situatën. Për këto gjëra do të flasim në vazhdim. Unë dua nga ju që të bëheni liderë këtu”, ishin një pjesë nga fjalimi para nisjes së stërvitjes nga ana e Gvozdenoviç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"