EKSKLUZIVE/ Flamurtari si uragan në merkato, vlonjatët duan edhe kapitenin e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2024 | 23:06

EKSKLUZIVE/ Flamurtari si uragan në merkato, vlonjatët duan edhe kapitenin e Partizanit

Flamurtari nuk ka të ndalur, pasi vlonjatët po bëhen gati për një tjetër goditje të bujshme. “Grepat” hidhen sërish te Partizani dhe kësaj here te kapiteni i “demave”.-1000-0-iu“Panorama Sport”, mëson së Flamurtari i ka bërë ofertë Valentino Murataj. Mesfushori i qendrës pëlqehet nga drejtuesit vlonjatë, të cilët janë të gatshëm të bëjnë çdo sakrificë financiare, madje edhe nga më të çmendurat. 27-vjeçari ka eksperiencën e duhur në Superiore, ku ka fituar edhe trofe. Gjatë karrierës së ti si profesionist Murataj ka luajtur me Dinamon, Bylisin, ndërsa nga 2020- 2021 mban veshur fanellën e Partizanit.

FLAMURTARI SI PARTIZAN I VOGËL Vlonjatët po kthehen në një Partizan B. Afrimet cilësore nga elita e bëjnë skuadrën e trajnerit Agostineli pretendente kryesore për ngjitjen, por edhe të frikshme njëkohësisht. Gjashtë janë deri tani ish-ët e Partizanit te Flamurtari. Flamurtari u shfaq si një Partizan i vogël që në nisje, kur Artim Pollozhani u emërua drejtor sportiv. Më pas erdhi Andrea Agostineli edhe ky ish-trajner i Partizanit në sezonin 2015-2016. Në të njëjtin sezon me Agostinelin ishin te kryeqytetasit edhe Sodiq Atanda me Lorenc Trashin. Ndërsa Herald Marku ka qenë pjesë e Partizanit në sezonin 2021-2022. Vlonjatët e kishin dhe e kanë një ish të Partizanit, Idriz Bathën që për “demat” luajti në sezonet 2014-2018.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"