EKSKLUZIVE/ Flamurtari plas “bombën”, josh edhe Dejvi Bregun për ta kthyer pas 10 sezonesh në Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2024 | 21:35

EKSKLUZIVE/ Flamurtari plas “bombën”, josh edhe Dejvi Bregun për ta kthyer pas 10 sezonesh në Vlorë

Vlora po përjeton një nga periudhat verore më të nxehtë të kohëve të fundit. Kjo, jo vetëm për temperaturat e larta, por edhe për merkaton e ethshme që po bën klubi i futbollit, me emra futbollistësh të rëndësishëm dhe me eksperiencë të admirueshme, që do i kishte zili çdo skuadër pretendente edhe në Superiore.

bregu

Sodiq Atanda, Albi Alla, Herald Marku dhe Lorenc Trashi, ishin vërtet goditje befasuese, por drejtuesit e klubit vlonjat me në krye administratorin Sinan Idrizi nuk do të ndalen këtu. Flamurtari ka gati një rikthim të bujshëm. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht, se vlonjatët kërkojnë të rikthejnë pas gati 10 vitesh talentin e akademisë kuqezi, Dejvi Bregu. E ndërsa iku 18 vjeç nga shtëpia, ka ardhur koha të rikthehet për t’i dhënë një dorë skuadrës së vendlindjes së tij në këtë moment të rëndësishëm, për rikthimin në elitën e futbollit shqiptar.

Gazeta mëson, se rikthimin e Bregut po e kërkon me ngulm administratori Sinan Idrizi, i cili ka nisur personalisht kontaktet me futbollistin vlonjat. Bregu u afrua te skuadra e parë e Flamurtarit në sezonin 2014-2015. Më pas do të shtegtonte në shumë skuadra të Superiores, që evidentuan cilësitë e tij, si Luftëtari, Skënderbeu dhe Teuta. Eksperiencë të rëndësishme ka edhe jashtë vendit në Turqi me Boluspor dhe Umraniyespor. Në sezonin e fundit ka qenë në Poloni te Visla Krakov, ku edhe këtu ka shkëlqyer. Aktualisht është lojtar i lirë dhe transferimi në Vlorë bëhet dhe më i lehtë.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"