EKSKLUZIVE/ Egnatia “mbrohet” nga Partizani për Tetovën, rinovon kontratën e trajnerit kampion
Egnatia ka bërë një hap shumë të rëndësishëm, pasi në një periudhë kur emri i Edlir Tetovës po qarkullon gjithnjë e më shumë në klube të tjera, ka “blinduar” me një kontratë afatgjatë teknikun që shkroi historinë duke i dhënë Kupën dhe titullin Kampion rrogozhinasve.
“Panorama Sport” mëson se mes palëve është arritur akordi dhe tashmë Edlir Tetova do të jetë i lidhur me një kontratë deri në vitin 2027 me kampionët në fuqi të Superiores. Në këtë mënyrë, klubi ka dashur të zgjatë marrëveshjen që kishte edhe për dy sezone me teknikun, duke e hequr atë përfundimisht nga tregu.
Emri i Tetovës kishte qarkulluar së fundmi në klubin e Partizanit, pas largimit të Orges Shehit, por kontrata e re me rrogozhinasit tani e bën thuajse të pamundur për kryeqytetasit që të sigurojnë një marrëveshje me trajnerin.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"