Postuar: Janar 22, 2025 | 23:45
EKSKLUZIVE/ Dy goditje të tjera të bujshme nga Besa, kthen bomberin e Superiores dhe afron një qendërmbrojtës brazilian
Humbja e befasishme me Erzenin nuk i ka dekurajuar drejtuesit e klubit kavajas, pasi sot Besa është përforcuar edhe me dy futbollistë brazilianë.
Njëri prej tyre është lakuar prej ditësh, dhe bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Erzenit, Patrik Nonato, i cili i është bashkuar skuadrës në stërvitje. Ndërsa afrimi tjetër në kampin kavajas ka qenë i befasishëm dhe bëhet fjalë për një qendërmbrojtës.
Gabriel Kruz, 186 cm i gjatë, i datëlindjes 26 janar 2001, është goditja e fundit e Besës në merkato. Me shumë mundësi me këto dy afrime, merkato dimërore e kavajasve mund të quhet e mbyllur.
FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT>AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"