EKSKLUZIVE/ “Donin Partizanin kampion, e tani Teutën në Europë”, Dabulla: Titulli u vodh, së bashku me 1.2 mln euro (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2023 | 15:10

EKSKLUZIVE/ “Donin Partizanin kampion, e tani Teutën në Europë”, Dabulla: Titulli u vodh, së bashku me 1.2 mln euro (E PLOTË)

Rezart Dabulla, ish-lojtari i Tiranës, shpërthen për atë që u ndodhi bardhebluve. Ai thotë se Tiranës iu vodh titulli dhe paratë, teksa mendon se kjo mënyrë është modë vitet e fundit. Dabulla pranoi në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, se tani edhe Kupa është shumë larg për Tiranën.

dabulla

Rezart, si i keni parë zhvillimet e fundit në kampionat?
Për mua ajo që ndodhi në Rrogozhinë ishte vjedhje. Tiranës i vodhën një kampionat dhe 1 milion e 200 mijë euro me një vendim që për mua nuk ishte penallti. Përse thoni kështu? Ajo farë penalltie, kushdo ekip tjetër që të ishte në Superiore dhe në kushtet e asaj ndeshjeje që po bëhej sfida, gjyqtari nuk ia jepte kundër. Nëse do të ishte Partizani, Vllaznia apo Laçi, Teuta, kushdo nuk ia jepte Tiranës atë penallti. Apo nuk do t’ia jepte kundra nëse skuadrat që thashë luanin për titullin kampion. Ne na japin për një arsye apo një tjetër. Si shkoi ndeshja, si u dha penalltia, m’u duk se na futën dorën në xhep. Na vodhën kampionatin dhe lekët, që në fund të fundit janë të rëndësishme.

Përse thoni kështu?

Ajo farë penalltie, kushdo ekip tjetër që të ishte në Superiore dhe në kushtet e asaj ndeshjeje që po bëhej sfida, gjyqtari nuk ia jepte kundër. Nëse do të ishte Partizani, Vllaznia apo Laçi, Teuta, kushdo nuk ia jepte Tiranës atë penallti. Apo nuk do t’ia jepte kundra nëse skuadrat që thashë luanin për titullin kampion. Ne na japin për një arsye apo një tjetër. Si shkoi ndeshja, si u dha penalltia, m’u duk se na futën dorën në xhep. Na vodhën kampionatin dhe lekët, që në fund të fundit janë të rëndësishme.

Ju thoni titull, para, por skuadra është shkatërruar dhe nuk ka as lojtarë për finalen e Kupës së Shqipërisë?
Në këtë situatë që jemi, finalen e Kupës e kemi të vështirë që ta fitojmë. Finalen e Kupës 70% nuk e fitojmë. Situata është e rënduar nga ana psikologjike. Lojtarët janë të dënuar, morali ka rënë. Pak lojtarë kanë mbetur. Bëhen të gjitha bashkë. T’i mbledhësh të gjitha m’u duk një skenar i mirëmenduar.

Çfarë duhet të bëjë tani Tirana?
Tirana duhet të vazhdojë dhe të tregojë Tiranën në fushën e lojës. Të marrë pikët e veta. Edhe pse këto padrejtësitë po na bëhen shpesh, ne duhet të bëjmë Tiranën në fushën e lojës. Ne nuk kemi çfarë të bëjmë. Stemën e klubit nuk e bëjmë dot pis edhe pse të tjerët duan të na bëjnë pis. Ne të respektojmë veten tonë, sepse të thuash respektojmë kampionatin është shprehje shumë e shëmtuar.

Tirana mund të nisë kampionatin me disa pikë minus?

Deri sezonin e ardhshëm nuk i dihet. Thjesht na dëmtuan për këtë kampionat. Ta mendosh, këto lloj situatash vetëm në kampionatin shqiptar ndodhin. I ndodhi edhe Skënderbeut në sfidën me Kukësin, me rastin e Salihit, me Enea Jorgjin, që ishte skandal, ku doli Kukësi kampion. Edhe kur doli Teuta kampione me ndeshjen Partizani-Vllaznia në “Air Albania” me atë penalltinë që për mua nuk ishte. Penalltia në derbi ishte, sepse topi u prek me dorë “ashiqare”, por nuk u dha. As e çau njeri kokën. Na dënuan lojtarët me Teutën, duke dhënë kartonë të ndryshëm dhe një nga ato raste mund të ishte penallti për Tiranën. Dy raste të kundërta.

Çfarë shije i lë një ish-lojtari që mendon se titujt vendosen nga gjyqtarët?

Unë jam me këtë ide. Meqë na vodhën është ajo historia që t’i kap hajdutin në shtëpi, sepse ka hyrë për të vjedhur. Nëse e kap, i jep një dru apo jo? Këtë mendoj. Te ne hajduti nuk dënohet apo ndëshkohet, sepse s’e vë njeri “ujin në zjarr”. Dënohemi ne që u dëmtuam.

Ama dhuna nuk mund të tolerohet?

Nuk jam për ato skena që ndodhën në fund të lojës. Janë të shëmtuara, por duke parë situatën janë gjëra që priten, sepse është hera e disatë që ndodh nëpër kampionate që vendosen nga episode të arbitrave. U kanë hequr pikë ekipeve me vendime të gabuara. Vazhdon kjo lloj performance e tyre dhe vjen një moment që robi plas. Ja bën “mu” në fushën e lojës.

Tirana nuk ka asnjë faj në atë ndeshje?

Ne jemi Tirana, duhet të reflektojmë. Nuk duhet ta kishim lënë ndeshjen në dorë të arbitrit. Nuk duhet ta kishim çuar ndeshjen dhe t’i jepnim mundësinë arbitrit të na dëmtonte. Kaluam dy herë në avantazh dhe Bylisi na barazoi. Një skuadër poshtë mesatares.

Tirana ndoshta aq mundësi kishte?

Jo nuk kishte aq mundësi. Duhet ta menaxhonte më mirë takimin në fushë. E kuptoj presionin e pikëve dhe lodhjen, por u bënë gabime. Dy gabimet që erdhën, golat nuk falen. Ai gabimi i Përgjonit nuk tolerohet. E bëri pa presion. M’u duk në presion më shumë seç duhet. Edhe te rasti i penalltisë që ka nga ata që thonë se mund të jepej, sepse ka një shtyrje, për mua lojtari duhet ta ruante kundërshtarin dhe të mos i jepte mundësi arbitrit të jepte penallti. Nëpër ambientet sportive përflitet se Partizani do të fitojë titullin gjithë fazën e katërt apo duan t’ia japin Partizanit. Ne meqë e dimë këtë muhabet që nuk na duan, duhet të ishim më të kujdesshëm. Dy herë më të kujdesshëm. Duhet të kishim bërë si në Laç. Të mos i jepnim asnjë mundësi arbitrit dhe kundërshtarit të bënte diçka në fushën e lojës. Me Bylisin nuk ishim aq të qetë sa me Laçin. Gabuam ne, por gabimi i arbitrit apo dëshira e tij për ta vendosur takimin, mbylli atë ndeshje.

Po Tiranën duhet ta kishin frikë, jo ta sulmonin?

Po kjo është ajo që të çudit. Është skuadra më e madhe e Shqipërisë, brendi më i madh i sportit dhe këta e trajtojnë si leckë. Ndonjëherë më vjen inat me drejtuesit që nuk ngrenë zërin apo nuk vënë pikët mbi “i” për ata që janë kundër Tiranës dhe që e sulmojnë. Të gjithë e sulmojnë pa gjë të keq, se e di që nuk u ndodh gjë. Që Tiranën e çojnë në Rrogozhinë dhe në “Air Albania” bëhen koncerte. Nuk e marr vesh këtë gjë. Gjendet arbitra që janë të FIFA-s. E përsëris jam kundër dhunës, por jemi në Shqipëri dhe mund të ndodhë. Njerëzit kur shohim padrejtësi duan të nxjerrin edhe dufin. Kur njerëzit nuk e gjejnë drejtësinë në mënyrë institucionale, atëherë do të gjejnë mënyra të tjera. Po ta merrte dhe ta meritonte kampionatin, hallall i qoftë. Ta shohim në lojë kush e meriton dhe jo ta vendosësh ti.

Një parashikim për ndeshjet sot?
Tani ndeshja nuk kthehet më. As lojtarët e dënuar. Mesa shoh këta duan që Teuta të dalë në Europë, duke fituar me Partizanin. Po u mund Tirana me Erzenin, Partizani mund të tolerojë që të dalin durrsakët në Europë. Shpresoj që këto që thashë të mos jenë të vërteta. S’kam asgjë me Partizanin…

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"