EKSKLUZIVE/ Dinamo tentoi mesfushorin shqiptar të Shkëndijës, ja përgjigja e lojtarit
Një nga dëshirat e mëdha të Dinamos në merkaton e dimrit ishte Bruno Dita. Jo vetëm se mesfushori, aktualisht pjesë e Shkëndijës së Tetovës, është një lojtar me kualitet, por edhe për faktin se ai ka dalë nga Dinamo.
Gazeta mëson se klubi kryeqytetas ka pasur kontakte me ish-lojtarin e Besës, Teutës dhe Skënderbeut, por ai ka preferuar të vazhdojë me Shkëndijën, duke rinovuar me ekipin tetovar.
Dita ndihet i vlerësuar dhe i respektuar tek ekipi tetovar, ndaj dhe ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me Shkëndijën. Ndoshta rikthimi i 30-vjeçarit te Dinamo do të bëhet realitet në një moment tjetër.
Mesfushori ishte piketuar si një nga lojtarët që mund ta ndihmonin shumë Dinamon në rikthimin e saj në nivelet e larta, por tani blutë duhet të shohin për alternativa të tjera.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"