EKSKLUZIVE/ Dëshira e Egnatias, Partizani pranë transferimit të sulmuesit. Vjen menjëherë nga Italia për të kuqtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2025 | 8:21

EKSKLUZIVE/ Dëshira e Egnatias, Partizani pranë transferimit të sulmuesit. Vjen menjëherë nga Italia për të kuqtë

Rrok Toma është pranë firmës me Partizanin. “Panorama Sport” mëson se sulmuesi i talentuar i Kombëtares U-21, pritet të shtojë forcat në repartin ofensiv. Toma ishte rikthyer këtë verë te Albinolefe në Serinë C. Kjo për shkak se te Teuta qëndroi si i huazuar përgjatë edicionit të kaluar.

Screenshot 2025-09-02 082121

Pasi u aktivizua dy ndeshje në Itali, të kuqtë kanë punuar për ta rikthyer në Superiore. Partizani nuk e humbi mundësinë, duke qenë se ishte vetë dëshira e 21-vjeçarit për të luajtur patjetër me kryeqytetasit. Po ashtu besimi për të qëndron edhe te Kombëtarja U-21, si një element premtues.

KARRIERA- I lindur në Lezhë, karrierën e nisi në Itali. Fillimisht luajti me të rinjtë e Torinos dhe Albinolefes, kontratën e parë si profesionist e firmosi me këto të fundit. Një edicion te Albinolefe dhe pastaj erdhi huazimi te Teuta. Qendërsulmuesi në Durrës mori minuta në 33 ndeshje. Gjatë tyre shënoi dy gola dhe asistoi dy të tjerë.

Golat e shënuar kishin peshën e tyre në luftën për mbijetesë, pasi sollën fitoret me Egnatian dhe Skënderbeun. Egnatia po ashtu e kishte në radarë pas përfundimit të sezonit. Toma vjen i gatshëm për të kontribuar menjëherë për Partizanin. Me Albinolefen ka fituar minuta, pikërisht këtë edicion.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL