EKSKLUZIVE/ “Bomba” e merkatos së verës, Dinamo firmos me sulmuesin vlonjat
Dinamo bën goditjen e madhe të merkato së verës. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se sulmuesi vlonjat, Dejvi Bregu, është lojtari më i ri i bluve.
Pak minuta më parë ai ka firmosur kontratën me Dinamon, teksa është bindur nga oferta e presidentit Adrian Bardhi. Në fakt, mendohej se vlonjati do të rikthehej te Flamurtari, pasi kishte marrë një ofertë edhe nga Sinan Idrizi, me këtë të fundit që ka konfirmuar gjithçka për gazetën.
Gjithsesi, gjërat kanë ndryshuar dhe Bregu ka zgjedhur të vijojë karrierën në Superiore me Dinamon.
Bregu ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, duke u bërë padyshim një prej goditjeve më të mëdha të klubeve të Superiores në verë.
Mesa duket Dinamo e ka lënë jehonën e merkatos pak ditë para kampionatit. Nuk ka vonuar shumë as zyrtarizimi i klubit kryeqytetas nëpërmjet faqen zyrtare.
POSTIMI I DINAMOS:
FATJON RUPI – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"